Dybala drejt largimit – i ofrohet klubeve të Premierligës

Një numër i klubeve të Premierligës kanë shansin për të nënshkruar me sulmuesin Paulo Dybala, sapo kontrata t'i skadojë me Juventusin.

Sport

02/02/2022 13:41

Liverpool, Tottenham, Man United, Man City, Chelsea dhe Arsenal kanë shansin që të nisin diskutimet me argjentinasin, i cili nuk do rinovojë me Juven, kështu raporton “90min”, transmeton lajmi.net.

Dybala që disa muaj kishte marrëveshje paraprake me Juven, por pastaj klubi ia ndryshoi kontratën e ofruar, kësisoj lojtari nuk pranojë, andaj negociatat kanë ngecur.

Mediumi anglez raporton se Dybala planifikon të largohet nga Torino në verë dhe përfaqësuesit e kanë ofruar te disa klube evropiane.

PSG dhe Inter tashmë janë kontaktuar për kërkesat e lojtarit, sidoqoftë dëshira thuhet se është të luajë në kampionatin anglez.

Mirëpo, klubet angleze nuk janë bindur ende që Dybala do largohet në verë, andaj janë duke pritur edhe disa muaj para se të nisin negociatat.

Dybala ka qenë kapiten i Juventusit për disa ndeshje këtë edicion, duke zëvendësuar Giorgio Chiellinin që vazhdon të jetë i lënduar./Lajmi.net/