PSG publikon listën për ndeshjen e radhës, mungojnë Ramos dhe Neymar

PSG ka bërë publike listën për takimin e radhës kundër Nice.

Sport

31/01/2022 11:29

“Parisienët” do përballen me Nice në kuadër të Ligue 1, derisa do jenë pa qendërmbrojtësin Sergio Ramos, transmeton lajmi.net.

Në komunikatë thuhet se Ramos ka pësuar lëndim muskulor, andaj do vazhdojë të shërohet, duke mos u ditur nëse do jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Përpos spanjollit edhe ylli tjetër, Neymar nuk është i pranishëm, shkaku që ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi.

Lista e plotë e të ftuarve të Pochettinos ndaj Nice./Lajmi.net/