Chelsea rikthen interesimin për Rapinha

Chelseaka identifikuar yllin e Leeds United, Raphinha, si përforcimi i duhur për skuadrën.

Sport

31/01/2022 08:07

25-vjeçari është duke shijuar një tjetër super sezon te Leeds, ku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime në 19 paraqitje në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Raphinha së fundmi ishte i lidhur me transferimin te West Ham, por Leeds vendosen që të mos e shesin këtë muaj.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Gianluigi Longari, raporton se Chelsea i është bashkuar garës për brazilianin.

Trajneri Thomas Tuchel dëshiron përforcime për në verë dhe Raphinha shihet si lojtari adekuat.

Leeds gjithashtu do provojnë ta bindin për rinovimin e kontratës dhe në rast që refuzon, atëherë do e shesin, por jo nën vlerën e 50 milionë eurove./Lajmi.net/