Juventus shpreson që Wolves të zgjidhë problemin e Ramsey

Juventus ka edhe një shpresë të fundit për mesfushorin Aaron Ramsey, i cili refuzoi tre opsione në Premierligë, me Wolves që janë opsioni i fundit.

Sport

30/01/2022 19:52

Ramsey është në dijeni që nuk është në planet e Max Allegrit dhe duhet të shikojë për një klub tjetër në këtë afat të janarit, transmeton lajmi.net.

Mesazhi ka qenë që nëse nuk pranon këtë marrëveshje për largimin e menjëhershëm, uellsiani do qëndrojë në stol për gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas disa raportimeve, Ramsey ka refuzuar klubet si Newcastle United, Crystal Palace dhe Burnley, me Wolves që janë opsioni i fundit.

E tëra varet nga 30-vjeçari që nëse do pranojë këtë ofertë, ngase vazhdon të ëndërrojë që të luajë për një skuadër më të madhe.

Wolves momentalisht gjenden në pozitën e tetë në tabelë në Premierligë dhe shpresojnë të sigurojnë kualifikimin për në Evropë sërish./Lajmi.net/