Zyrtare: Luis Diaz transferohet te Liverpool
Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Luis Diaz.

Sport
Skuadra e Liverpool ka njoftuar më në fund për mbylljen e marrëveshjes me Porto, për Diaz, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi kolumbian do ta vazhdojë sezonin në ‘Anfield’, pas një aventure mjaft të mirë me Porto.
Diaz ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Liverpool i paguan Portos 40 milionë euro, derisa edhe 20 milionë të tjera parashihen si bonuse. /Lajmi.net/