Juventus planifikon ‘rrëmbimin’ e Zakaria në momentet e fundit – lojtari lidhej me Romën

Juventus po planifikon t’ia rrëmbejë Romës mesfushorin Denis Zakaria.

Sport

29/01/2022 12:54

Mesfushori zviceran lidhet me një largim të mundshëm nga Monchengladbach që kur është hapur merkatoja, dhe Roma ishte një nga skuadrat më të përmendura në raport me të.

25 vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe Roma planifikonte një lëvizje për të në fund të kësaj merkatoje.

Por, ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Juventus i është bashkuar garës dhe planifikon ta vjedh lojtarin në momentet e fundit, transmeton lajmi.net.

Zakaria mund të afrohet si përforcim, në kohën kur Bentancur lidhet me Aston Villa dhe Kulusevski me Tottenham.

Si alternativë të Zakaria, Juventus sheh lojtarin e Cagliari, Nahitan Nandez.

Mbetet të shihet nëse Juve do ta fitojë garën me Romën, për shërbimet e  Denis Zakaria. /Lajmi.net/