Juventus shënjestron Zaniolon

Nicolo Zaniolo është lojtari që prinë tashmë në listën e dëshirave të Juventus.

Sport

17/01/2022 17:02

Juventus janë duke konsideruar një lëvizje për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, në rast se Paulo Dybala largohet gjatë verës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Juve besojnë se Zaniolo është opsioni më i mirë. Plani bëhet për merkaton e verës, pasi do të ishte e pamundur të synohet nënshkrimi i tij në dy javët e mbetura të kësaj merkatoje.

Roma në anën tjetër janë duke tentuar që të rinovojnë kontratën e Zaniolo, e cila siç qëndron tani, skadon në vitin 2024.

Negociatat e ‘Giallorossi’ me lojtarin do të rifillojnë në shkurt të këtij viti.

Edhe nëse Zaniolo vë firmën për kontratën e re, Juventus përsëri do të bëjë lëvizjet e nevojshme për të bindur lojtarin dhe Romën. /Lajmi.net/