Takohen Chelsea dhe Southampton për Brojën, vendimi përfundimtar këtë javë

Chelsea do ta informojë Southamptonin këtë javë për të parë nëse do ta shesin qendërsulmuesin Armando Broja në afatin e janarit.

Sport

17/01/2022 12:49

Shqiptari ka shkëlqyer në huazim te Southampton këtë sezon, duke shënuar pesë herë, derisa është zgjedhje e parë para Che Adams dhe Adam Armstrong, transmeton lajmi.net.

Southampton në verë arriti marrëveshje me Chelsean ku nuk ekziston klauzola e blerjes, por ka pasur bisedime mes dy klubeve me ngase duan blerjen e Brojës, se paku kështu raporton “Standard”.

Raporti shton se edhe një numër i klubeve në Premierligë dhe nga e gjithë Evropa janë duke vëzhguar situatën.

Në rast që vendos ta shesë, Chelsea do kërkojë se paku 20 milionë funte, ndërsa edhe do shtojnë klauzolën e ribljeres.

Broja vazhdon të ëndërrojë që të luajë titullar te Chelsea, por do ishte i hapur për transferimin e përgjithshëm te Southampton shkaku i minutazhës, ngase nuk dëshiron të jetë rezervë e tretë pas Timo Werner dhe Romelu Lukakut./Lajmi.net/