Superliga e Kosovës në Basketboll vijon sot me dy ndeshje, vëmendja në Suharekë
Art Motion Superliga do të kthehet këtë fundjavë me ndeshje interesante.
Sport
Gjatë ditës së shtunë, në Superligë do të zhvillohen dy përballje interesante.
Ndeshja e parë zhvillohet mes Rahovecit dhe Dritës duke filluar nga ora 17:00 në palestrën “Mizair Isma”.
Dy skuadrat gjendet në fundin e tabelës me 17 pikë për Rahovecin në pozitën e parafundit, dhe 15 pikë për Dritën që mbetet në pozitën e fundit si skuadra e vetme që ende nuk ka fituar këtë edicion.
Ndërkohë dueli interesant pritet të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” mes Yllit dhe Bashkimit.
Ylli prin si lider i tabelës me 26 pikë, me 11 fitore dhe katër humbje në 15 ndeshje, ndërkohë Bashkimi gjendet në pozitën e 6-të me 8 fitore dhe 7 humbje në 15 ndeshje. /Lajmi.net/