Rastet e reja me Covid – ndeshja mes Interit dhe Bolognas në dyshim për tu luajtur

Katër lojtarë të tjerë të Bolognas rezultuan pozitivë me COVID, ndaj ndeshja e nesërme kundër Interit është në rrezik.

Sport

05/01/2022 14:29

Bologna tani ka tetë lojtarë jashtë fushës. Gary Medel, Emanuel Vignato, Federico Santander dhe Sydney Van Hooijdonk janë lojtarët e fundit të klubit që janë vendosur në izolim pas një testi pozitiv.

Vetëm Medel u stërvit me ekipin dje. Vignato kishte munguar në seancat e fundit stërvitore për shkak të temperaturës, njëlloj si Van Hooijdonk, ndërsa Santander është ende në Paraguaj.

“Gjithmonë kam thënë se jemi një grup pozitiv, por nuk e prisja që të bëhej viral”, tha Mihajlovic në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme në Serie A me Interin, e cila, sipas La Repubblica, është në dyshim.

“Gjërat ndryshojnë nga dita në ditë”, shtoi ish-mbrojtësi. “Çdo ditë ka një mungesë të re dhe duhet të fillojmë nga e para. Megjithatë, nuk kërkoj justifikime, ne do të dërgojmë 11 lojtarë në fushë.

“Ne ishim inferiorë ndaj Interit edhe me të gjithë lojtarët në dispozicion, kështu që kushdo që del në fushë duhet të luajë një lojë të shkëlqyer.

“Për momentin, unë jam trajneri më i paguar në botë, marr shumë para për të trajnuar ekipin Primavera. Ne do të përgatisim ndeshjen dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Lega Serie A nuk do t’i shtyjë ndeshjet për shkak të një liste tashmë të mbushur me ndeshje.

Sidoqoftë, autoritetet lokale shëndetësore mund t’i ndalojnë ekipet e vetme të luajnë ose të udhëtojnë. Kjo është ajo që ndodhi me Salernitana, të cilët janë urdhëruar në karantinë dhe nuk do të përballen me Venecia nesër.

Katër ndeshje të tjera në Serie A janë në dyshim, përfshirë Juventus-Napoli dhe Fiorentina-Udinese. /Lajmi.net/