Orari i Europa League: Mësohet data për Barcelona – Napoli

UEFA ka bërë të ditur edhe orarin për ndeshjet e Europa League.

Sport

13/12/2021 19:36

Sot janë mësuar çiftet për fazën e radhës në Europa League dhe duelet që tërheqin vëmendje më shumë janë ato mes Barcelona – Napoli dhe Lazio – Porto.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Napolit luhet në Camp Nou, më 17 shkurt.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell orarin e plotë të ndeshjeve të Europa League.

17 shkurt:

Barcelona – Napoli, Zenit – Real Betis, Dortmund – Rangers, Sheriff Tiraspol – Sporting Braga, Sevilla – Dinamo, Atalanta – Olympiacos, Leipzig – Real Sociedad, Porto Lazio.

Ndeshjet kthyese:

24 shkurt:

Dinamo – Sevilla, Olympiacos Atalanta, Real Sociedad – Leipzig, Lazio – Porto, Napoli Barcelona, Real Betis – Zenit, Rangers – Dortmund, Braga – Sheriff. /Lajmi.net/