Xavi flet për sfidën në Europa League ndaj Napolit: Duhet të jemi në formë më të mirë për ta

Xavi Hernandez është pyetur për shortin e Europa League.

Sport

13/12/2021 19:11

Pas tërheqjes së shortit për Europa League, Barcelona ka mësuar se për kundërshtar do të ketë Napolin.

Skuadra italiane vjen në një formë mjaft të lartë, duke qenë në pozitën e tretë në Serie A.

Xavi e ka parasysh situatën, prandaj shpreson që skuadra e tij të përmirësoj gjendjen deri në përballje me ta.

“Është një rival nga Champions League, mund të na kushtojë. Ka edhe dy muaj kohë, dhe shpresojmë të arrijmë atje në një moment më të mirë, formë më të mirë”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

Barcelona është në formën më të dobët viteve të fundit, në një proces ndërrimi gjeneratash. Kjo i kushtoi me eliminim nga Champions League. /Lajmi.net/