Guardiola shpallet trajneri i muajit, për herë të 10-të që kur mori drejtimin e City – Arnold lojtari i muajit

Premier League ka ndarë çmimet për më të mirët e muajit.

Sport

10/12/2021 14:31

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është shpallur trajneri më i mirë i muajit në Premier League, përcjell lajmi.net.

Guardiola arrin këtë gjë për herë të 10-të që kur është në krye të stolit të ‘Citizens’, dhe kështu vetëm Ferguson dhe Wenger e kanë fituar më shumë sesa ai këtë çmim.

Në anën tjetër, lojtari i Liverpool, Trent Alexander Arnold është lojtari më i mirë i muajit.

City dhe Liverpool kishin një ecuri shumë të mirë gjatë muajit të kaluar dhe kjo ndihmoi dyshen për të koleksionuar edhe çmimet individuale.

Çmimet janë ndarë për muajin nëntor. /Lajmi.net/