Chelsea mund ta transferojë Chiesan në rast që plotësohet vetëm një kusht

Chelsea është e interesuar për të transferuar sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa, që mund të largohet nga "Bianconerët", pas vetëm dy sezoneve në verën tjetër.

Sport

01/12/2021 15:43

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka folur në “Here We Go” dhe zbuluar se trajneri i “Bluve”, Thomas Tuchel do ishte shumë i lumtur për të nënshkruar me italianin, transmeton lajmi.net.

Raporti shton se tekniku gjerman është admirues i madh i ish yllit të Fiorentinës dhe Chelsea tashmë ka nisur punën që ta bind sulmuesin për kalimin në “Stamford Bridge”.

Chiesa është lojtar i rëndësishëm për Juventusin dhe Italinë, derisa me klubin italian ka shënuar 14 gola dhe asistuar 11 herë në sezonin e parë, derisa këtë edicion ka realizuar tre gola dhe dhuruar tre asistime.

Juventus me shumë gjasa nuk duan shitjen e lojtarit, por ekziston një kusht se në rast që plotësohet, italiani mund t’i bashkohet klubit anglez.

Lojtarët e Allegrit nuk janë duke kaluar mirë në Seria A dhe e kanë të rrezikuar top katërshen.

“Gazzetta dello Sport” zbulon se disa lojtarë gjithashtu do duan largimin nga “Zonja e Vjetër” në rast që nuk e sigurojnë pjesëmarrjen për Ligën e Kampionëve.

“Spekulimet nisën sepse e dimë që Thomas Tuchel e do këtë lojtar. Mendon se Chiesa është një ndër sulmuesit e krahut më të mirë”.

Chiesa shënoi golin e vetëm në fitoren e Juventusit ndaj Chelseas me 29 shtator dhe dy klubet janë duke garuar për pozitën e parë në grupin H në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/