Messi: Nuk mendoj për Topin e tetë të Artë

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka refuzuar të flet për Topin e tetë të Artë.

Sport

29/11/2021 22:49

Argjentinasi arriti të fitojë çmimin e Topit të Artë për herën e shtatë, duke mposhtur dy rivalët Robert Lewandowski dhe Jorginho, transmeton lajmi.net.

I pyetur për mundësinë që të fitojë Topin e Artë për herë të shtatë, argjentinasi tha se nuk e mendon.

“Nuk mendoj për Topin e tetë të Artë. Kam fazë të re, ndryshova klubin, ndryshova qytetin, kjo me jep fuqi të përballem për sfida të reja. Në dhomën e zhveshjes së PSG-së janë lojtarët më të mirë në botë”.

Ndërkohë, Messi gjatë ceremonisë gjithashtu deklaroi se Lewa e meritoi Topin e Artë për vitin e kaluar, ngase fitoi të gjitha trofetë e mundshëm./Lajmi.net/