Dyshja Benzema – Vinicius së bashkë kanë realizuar më shumë gola se 13 skuadra në La Liga këtë sezon
Real Madrid arriti një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas duke triumfuar në fund të ndeshjes me rezultat 2-1.
Sport
Dy golat për madrilenët u shënuan nga sulmuesit Karim Benzema e Vinicius Junior.
Dyshja sulmuese edhe njëherë treguan formën e tyre të jashtëzakonshme këtë edicion, sidomos forma e brazilianit që ka surprizuar madje edhe Ancelottin në cilësinë e tij të shënimit të golave.
Se që janë në një formë të jashtëzakonshme kjo dyshe për madrilenët këtë sezon, e shpjegon edhe statistika nga ‘Squawka’.
Karim Benzema (11) dhe Vinícius Júnior (9) kanë shënuar më shumë gola në La Liga së bashku (20) këtë sezon se 13 *skuadra* të tjera në divizion.
Karim Benzema (11) and Vinícius Júnior (9) have scored more LaLiga goals combined (20) this season than 13 other *teams* in the division.
Benz with the equaliser, Vini with the winner. ? pic.twitter.com/OlXMFmqj8R
— Squawka Football (@Squawka) November 28, 2021
Real Madridi me këtë fitore përforcoi pozitën e kreut të tabelës duke shkuar në 33 pikë, së paku katër më shumë sesa përcjellësi i dytë. /Lajmi.net/