Mbyllet pjesa e parë: Atalanta në epërsi ndaj Juventusit

Atalanta ka mbyllur pjesën e parë duke avancuar ndaj skuadrës së Juventusit si mysafir.

Sport

27/11/2021 18:55

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 28-të me anë të Duvan Zapatas i cili shënoi një gol të bukur pas një asistimi nga mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

Goli erdhi pas një gabimi në mes të fushës nga sulmuesi Alvaro Morata, topi i të cilit shkoi tek Gjimshiti dhe ky i fundit me një vizion të mirë lëshoi një top të bukur për kolumbianin Zapata i cili e konkretizoi me gol.

Për të parë golin klikoni këtu – VIDEO

/Lajmi.net/