Sterling i ka treguar Guardiolës se dëshiron transferimin te Barcelona

Ylli i Anglisë pritet të largohet nga klubi i Premier Ligës në janar.

Sport

21/11/2021 08:42

Raheem Sterling i ka thënë Pep Guardiolës se dëshiron të bashkohet me Barcelonën, pretendon ‘Sport’.

Reprezentuesi anglez është lidhur me një lëvizje në Camp Nou kohët e fundit dhe është i ‘etur’ për të bërë një ndryshim në janar.

Guardiola thuhet se është i gatshëm të lërë Sterling të largohet, me një lëvizje huazimi që duket më e mundshme.

Anësori është paraqitur 15 herë në të gjitha garat për “Citizens” këtë sezon, duke shënuar dy gola e regjistruar dy asistime të tjera. /Lajmi.net/