Ancelotti mirëpret Hazard dhe tre yjet e tjerë te Real Madrid në stërvitje

Real Madrid ka mirëpritur disa yje për ndeshjen e radhës ndaj Granadas.

Sport

17/11/2021 10:29

“Los Blancos” pas fitoreve ndaj Rayo Vallecano dhe Elche para pushimit internacional, momentalisht renditen një pikë prapa Real Sociedadit me një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton lajmi.net.

Këtë vikend ata do përballen me Granadan dhe trajneri Carlo Ancelotti do mirëpres disa nga yjet kryesorë.

Hazard u rikthye më herët duke zhvilluar  minuta për Belgjikën, derisa Rodrygo që ishte i lënduar, gjithashtu ka punuar me top.

Fede Valverde dhe Mariano Diaz gjithashtu kanë lëndime dhe do jenë gati që të rikthehen në ‘aksion’ gjatë vikendit.

Përballja mes Granadas dhe Real Madridit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:15./Lajmi.net/