Lojtarja e PSG-së dërgohet në polici, punësoi dy person të maskuar të lëndojë bashkëlojtaren

Lojtarja e PSG-së, Aminata Diallo u dërgua në polici pasi akuzohet se ishte pjesëmarrëse në një sulm drejtë bashkëlojtarët, Kheira Hamraoui.

Sport

10/11/2021 13:58

Dy lojtaret përfaqësojnë PSG-në dhe Kombëtaren e Francës dhe Hamraoui u sulmua dje në mbrëmje, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, Diallo akuzohet se kishte rol në punësimin e dy personave të maskuar që të nxjerrin Hamraoui nga makina, ta godasin në këmbë, në mënyrë që tme pas t’ia zë vendin te klubi dhe Kombëtarja.

Raportet sugjerojnë se Hamraoui ishte viktimë e një prite ndërsa u kthye në shtëpi me disa nga shokët të skuadrës pas darkës. Sulmuesit e maskuar thuhet se e kanë nxjerrë nga automjeti dhe e kanë goditur me një shufër hekuri

Ish-lojtarja e Barcelonës, Hamraoui u dërgua në spital dhe iu deshën qepje për të ndihmuar në shërimin e prerjeve në duart dhe këmbët.

Pas lajmeve për pretendimet e L’Equipe që Diallo veproi në rivalitetin e saj me Hamraoui, PSG nxitoi të nxirrte një deklaratë të mërkurën në mëngjes.

“Paris Saint-Germain mund të konfirmojë se Aminata Diallo u mor në paraburgim këtë mëngjes nga Shërbimi Rajonal i Policisë së Versajës si pjesë e procedurave të hapura pas një sulmi ndaj lojtarëve të klubit të enjten në mbrëmje”.

“Paris Saint-Germain dënon në termat më të ashpër të mundshëm dhunën e kryer”.

“Që nga mbrëmja e së enjtes klubi ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë ekipit të femrave”.

“Paris Saint-Germain po punon me policinë e Versajës për të sqaruar faktet. Klubi po i kushton vëmendje ecurisë së proceseve dhe do të studiojë se çfarë veprimi duhet të marrë”.

Diallo luajti në fitoren 4-0 të PSG-së në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit të martën në mbrëmje, por Hamraoui mungonte në skuadër ndërsa ajo vazhdon rikuperimin nga sulmi i dhunshëm./Lajmi.net/