PSG synon ta mbajë në ekip talentin Xavi Simons

Gjiganti francez po synon ta mbajë në ekip talentin e tyre.

Sport

09/11/2021 23:41

Xavi Simons është vetëm 18-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit ofanzivë ndërsa paraqitet për grupmoshën U19 të PSG, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ‘Parisienët’, kanë besim të madh në kualitetin e tij dhe duan ta kenë në ekip edhe për shumë vite tjera.

Kontrata e Xavit me klubin mbaron në qershor të vitit 2022, dhe palët tashmë kanë nisur negociatat për zgjatjen e marrëveshjes.

Megjithatë agjenti i futbollistit, Mino Raiola nuk dëshiron që të ngutet për të nënshkruarë kontratën e re.

Raiola dëshiron të sigurohet fillimisht që klienti i tij bën pjesë në planet e ekipit të parë të PSG-së, në të kundërtën ai do të shikojë opsione tjera për mesfushorin. /Lajmi.net/