Lampard nis bisedimet me Norwich Cityn

Trajneri Frank Lampard ka nisur negociatat me Norwich Cityn për mundësinë që të bëhet trajneri i tyre i ardhshëm.

Sport

08/11/2021 14:44

Skuadra e Milot Rashicës shkarkuan trajnerin Daniel Farke pas fitores ndaj Burnley, shkaku i rezultateve të dobëta, ku qëndrojnë në fundin e tabelës, transmeton lajmi.net.

Me disa emra që janë të lidhur me stolin e Norwichit, Lampard shihet si favoriti, ngase është edhe i interesuar për t’u rikthyer në punën e trajneri.

Sipas Football Insider, bisedimet mes klubit dhe teknikut anglez kanë nisur, derisa mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja.

Ndërkohë, objektivi kryesor i Norwichit mbetet qëndrimi në Premierligë./Lajmi.net/