Juventusi pa gola pas pjesës së parë ndaj Fiorentinës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Juventusit dhe Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Serie A.

Sport

06/11/2021 18:51

Pas 45 minutëshit të parë, portat kanë qenë të paprekura, me rezultatin që u mbyll pa gola.

Ndeshja ishte kryesisht e baraspeshuar dhe ndoshta ky ishte epilogu real pas pjesës së parë.

Kujtojmë që Juventusi është pa fitore në tri ndeshjet e fundit në Serie A, teksa një dështim i sotëm vetëm do të thellonte edhe më tepër krizën e ‘biankonerëve’. /Lajmi.net