Arrihet marrëveshja, Dybala mbetet te Juventusi

Sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.

Sport

29/10/2021 08:32

Paulo Dybala ka kontratë aktuale me Juventusin vetëm deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Futbollisti prej kohësh ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit për një kontratë të re, dhe duket se një gjë e tillë është arritur.

Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, marrëveshja mes dy palëve është arritur dhe Dybala do të zgjat kontratën me ‘Bianconerët’.

Me marrëveshjen e re, argjentinasi do të mbetet pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në qershor të vitit 2026.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme nga klubi i Juventusit.

27-vjeçari, këtë ediiconi ka realizuar katër gola e tre asistime në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/