Mbyllet pjesa e parë, Napoli në epërsi të dyfishtë ndaj Bolognës

Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti e ka nisur ndeshjen në mënyrë fantastike.

Sport

28/10/2021 21:35

Pas 45 minutave të para, Napoli është duke avancuar 2-0 në sfidën kundër Bolgonës, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më dominues nga fillimi, në tentim të kalonin në epërsi.

Ishte minuta e 18′ kur Fabian Ruiz i dha epërsinë Napolit 1-0 pas asistimi të Elif Elmas.

Napolitanët vazhduan me lojë të bukur dhe dyfishuan epërsinë në min e 41′, Lorenzo Inisgne shënoi nga penalltia për të dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi 2-0.

Mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat në këtë takim gjatë 45 minutave të dyta. /Lajmi.net/