Reali regjistron ecurinë më të mirë në ‘El Classico’ në 56 vite

Real Madridi regjistroi një fitore të madhe ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj, Barcelonës, në një fitore 2-1 në Camp Nou.

Sport

25/10/2021 09:01

Madrilenët hapën sfidën nëpërmjet David Alabas i cili realizoi në minutën e 32-të, gjersa dy gola në minutën shtesë, nga një për secilën skuadër bën që Reali të fitonte klasiken ndaj Barcelonës me rezultat 2-1.

Real Madridi tani e ka fituar ndeshjen e katërt rresht ndaj Barcelonës në të gjitha garat, duke shënuar ecurinë më të mirë të fitoreve radhazi në ‘El Classico’ që nga viti 1965 kur atë botë madrilenët shkuan në shtatë fitore radhazi ndaj Barcelonës – 1 në Copa Del Rey dhe 6 në La Liga.

Me këtë fitore, Real Madrid pozicionohet e dyta me 20 pikë të mbledhura, vetëm një pik më pak se Real Sociedad që aktualisht janë lider, por që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar, gjersa Barcelona mbetet në pozitën e 9-të me 15 pikë të mbledhura. /Lajmi.net