Barca bën prioritet transferimin e Sterling në janar
Barcelona është duke menduar sjelljen e një anësori sulmues, duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm.
Sport
Barcelona tashmë e ka identifikuar anësorin e Manchester Cityt, Raheem Sterling si alternativë për fazën sulmuese të klubit spanjoll.
Siç raporton gazeta spanjolle ‘Sport’, klubi spanjoll ka bërë një marrëveshje huazimi për sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, i cili është prioriteti i tyre kryesor për afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi anglez përballet me konkurrencë të ashpër për vendet në Etihad Stadium dhe ka pranuar se mundësia për të përjetuar jetën jashtë Premier Ligës do të ishte tërheqëse për të. /Lajmi.net