Manchester City favorit për Haaland, i ofron pagë prej 50 milionë euro për vit

Manchester City është favoriti kryesor për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

20/10/2021 11:51

Norvegjezi është duke shkëlqyer te gjiganti gjerman, por me shumë gjasa do largohet verën tjetër, ku edhe ka klauzolë lirimi me vlerë 70 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që e duan top klubet evropiane, Man City tani shihet si favoriti kryesor.

Siç raporton media gjermane Bild, “Qytetarët” janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro, derisa as paga e lartë nuk është problem, ngase agjenti Mino Raiola kërkon 50 milionë euro për vit.

Haaland do ndihmonte shumë klubin anglez, që tani shumicën e ndeshjeve i luajnë pa një qendërsulmues, që prej largimit të Sergio Agueros.

Sidoqoftë, në garë vazhdojnë të mbesin edhe top klubet, si Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool./Lajmi.net/