Messi dëshiron bashkimin me Agueron, PSG ka planin

Lionel Messi raportohet se e dëshiron Sergio Agueron tek skuadra e PSG-së.

Sport

18/10/2021 08:22

Paris Saint-Germain dëshiron të nënshkruajë me Sergio Aguero nga Barcelona dhe janë të gatshëm të ofrojnë Mauro Icardi në këmbim.

‘El Nacional’ raporton se Lionel Messi dëshiron të ribashkohet me shokun e tij sulmues Argjentinas në kryeqytetin francez.

Aguero u transferua te Barça për të luajtur së bashku me Messin dhe u ‘shkatërrua’ kur e pa atë të largohej menjëherë pas kësaj.

Ndërkohë, Icardi nuk po merret vesh me Messin në PSG dhe përballet me largimin e tij nga klubi. /Lajmi.net