Inter në avantazh pas një penalltie të dyshimtë nga ‘ndërhyrja’ e Hysaj
Inter dhe Lazio janë duke e zhvilluar duelin interesant të ditës së sotme në Serie A.
Sport
‘Nerazurët’ kanë kaluar në avantazh me anë të Ivan Perisic i cili realizoi nga pika e penalltisë.
Duhet theksuar se penalltia ishte tejet e dyshimtë nga ‘ndërhyrja’ e Hysajt në Barellan, në të cilën referi vendosi që megjithatë të jepet penallti për mysafirët.
I pagabueshëm ishte Perisic i cili realizoi golin në minutën e 12-të.
Për të parë momentin e penalltisë: VIDEO