Alaba: Unë gjithmonë doja kalimin te Reali, adaptimi në Spanjë ishte i shpejtë

Mbrojtësi David Alaba ka folur për periudhën që është duke kaluar te Real Madrid.

Sport

14/10/2021 22:02

Austriaku pas një dekade te Bayern Munich kaloi te gjiganti spanjoll si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Gjatë një bisedë me Kroos, Alaba foli për eksperiencën e re te Reali.

“Shumë njerëz ndërprenë lamtumirën time te Bayern në mënyrën e tyre”.

“Kam shpjeguar shumë herë arsyet e largimit. Kam pasur oferta të tjera gjithashtu, por e kam bërë të qartë se nëse largohesha do ishte vetëm për Realin”.

“Adaptimi në Spanjë menjëherë ishte pozitivë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ishte Barcelona që provoi ta transferonte Alaba, por ky i fundit refuzoi t’i bashkohej skuadrës blaugranase./Lajmi.net