Mbappe zbulon se konsideroi pensionimin nga Franca në moshën 22-vjeçare
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka zbuluar se konsideroi të pensionohej nga Kombëtarja e Francës.
Sport
Mbappe në Kampionatin Evropian 2022 ishte zhgënjyes duke humbur penalltinë vendimtare ndaj Zvicrës, transmeton lajmi.net.
Për L’Equipe, Mbappe tha se konisderonte pensionimin.
“Gjithmonë kam vendosur Francën para të gjithave dhe do ta vendos gjithmonë”.
“Nuk kam marrë një Euro për Francën dhe gjithmonë do luajë falas për Kombëtaren time. Mbi të gjitha, unë asnjëherë nuk doja të isha problem”.
“Por, prej momentin që nisa të bëhesha problem dhe njerëzit e vërejten. Gjëja më e rëndësishme është Kombëtarja e Francës dhe nëse ata do ishin të lumtur pa mua, do ndodhte ashtu”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbappe edhe theksoi se pas penalltisë së humbur u fishkëllua në të gjitha stadiumet e Francës./Lajmi.net/