Spanja lejon kapacitetin e plotë në stadiume

Sipas “Marca” dhe “Ser”, ministri i shëndetësisë në Spanjë pas një takimi ka pranuar të lejojë tifozët të rikthehen në kapacitet të plotë në stadiume që nga 1 tetori.

Sport

29/09/2021 12:31

Në fushat e futbollit do lejohet kapaciteti prej 100 për qind, por kjo nuk do vlejë për basketboll, ku lejohen 80 për qind, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, rregullat mbesin të njëjta, pra mbajtja e maskës dhe kontrollimi nëpër pika dhe pa ushqim.

Kështu, Atletico Madrid kundër Barcelonës këtë të shtunë do zhvillohet në stadium të plotë.

Kështu, në mesin e tetorit do kemi mundësinë të shohim “Camp Nou” të mbushur plotë me tifozë në “El Clasico”./Lajmi.net/