Befasia e mbrëmjes, Real Madrid mposhtet nga Sheriff në “Santiago Bernabeu”

Real Madrid ka pësuar humbje nga Sheriff Tiraspol.

Sport

28/09/2021 22:52

“Los Blancos” u mposhten në shtëpi me rezultat 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Sheriff kaloi në epërsi pas një goli të Jakhshibaev që shënoi me kokë pas harkimit të Cristiano (25′).

Real Madrid barazoi rezultatin përmes Karim Benzema që shënoi nga pika e bardhë (65′).

Krejt në fund, doli në skenë Thill që shënoi fitoren për Sheriff në minutën e fundit (90′).

Me këtë fitore, Sheriff është lider me gjashtë pikë, derisa Reali renditët i dyti me tre sosh./Lajmi.net/