Varane shpjegon vendimin për largimin nga Reali dhe kalimin te United

Mbrojtësi Raphael Varane thotë se ishte plotësisht i sigurt se donte largimin nga Real Madrid në verë.

Sport

28/09/2021 17:25

Varane iu bashkua Manchester Unitedit në verë, një vit pa i skaduar kontrata, transmeton lajmi.net.

Kështu, Reali u detyrua ta shesë, dhe Man United pagoi plotë 50 milionë euro.

Para ndeshjes ndaj Villarreal, Varane thotë se ishte plotësisht i sigurt se e donte largimin.

“Ishte proces i gjatë. Nuk ishte vendim vetëm natën”.

“Doja të largohesha nga Real Madrid, për siguri në mënyrën më të mirë të mundshëm”.

“Doja ta provoja vetën diku tjetër, të fitojë eksperiencë dhe emocione te një skuadër tjetër”.

“Dua të provoja diçka ndryshe. E dija që Premeirliga ishte top ligë dhe e kam parë vetë, por ishte vendim shumë i qetë”, nënvizoi ai.

Varane ka pasur shumë sukses te Reali, duke fituar tre tituj të La Liga-së dhe katër herë Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/