Juventus të sigurtë për transferimin e mesfushorit të Monacos
Juventusi ka besim se do ta mposhtë Chelsean nënshkrimin e mesfushorit të Monakos, Aurelien Tchouameni - sipas Calcio Mercato.
Sport
Monaco do të jetë e hapur për të sanksionuar largimin e 21-vjeçarit nëse ata marrin një ofertë brenda regjionit prej 40 milion eurove (34 milion £/47 milion dollarë).
Përveç Locatellit i cili u transferua këtë verë nga Sassuolo, askush nuk e ka të garantuar vendin tjetër në mesfushë, me Bentancur, Arthur e Ramsey të gjithë duke mos e bindur Allegrin.
Massimiliano Allegri është i etur për të sjellë Tchouamenin pasi synon të përmirësojë mesfushën e tij në vitin e ri, por Chelsea ende mund të konkurrojë për nënshkrimin e tij.
Juventus nuk e ka nisur mirë këtë start të kampionatit, duke regjistruar dy fitore, dy barazime e dy humbje pas gjashtë xhirove të para, të cilët gjenden në pozitën e nëntë momentalisht. /Lajmi.net