Vinicius njëri ndër futbollistët me pagën më të ultë te Real Madridi

Futbollisti është në mesin e futbollistëve me pagën më të ultë te gjiganti spanjoll.

Sport

24/09/2021 15:29

Vinicius JR është duke shkëlyqyr në këtë edicion ku pas gjashtë ndeshjeve në La Liga ka pesë gola e tre asistime, transmeton lajmi.net.

Megjithatë përkundër paraqitjeve të tij të mira, sulmuesi paguhet shumë pak në krahasim me yjet e tjere të ekipit.

Sipas ‘Goal’, futbollisti paguhet vetëm 3.2 milionë euro në sezon, plus bonuset që e ngritin pagën e tij në maksimum katër milionë euro.

Vinicius së bashku me Dani Decallos, Jesus Vallejo e Andriy Lunin janë futbollistët me pagën më të ultë te ‘Mbretërit’.

Sidoqoftë, “Los Blancos” pritet që gjatë javëve në vijim t’i ngrisin pagën yllit të tyre duke i ofruar kontratë të re. /Lajmi.net/