Benzema ‘lider’ i Real Madridit që nga largimi i Ronaldos

Sulmuesi francez është duke shkëlqyer te gjiganti spanjoll.

Sport

24/09/2021 14:00

Karim Benzema e ka nisur edicionin e ri në mënyrë fantastike, shkruan lajmi.net.

Falë tetë golave e shtate asistimeve të tij, Real Madridi është lider në La Liga pas gjashtë xhirove të para.

Që nga largimi i Cristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2018, Benzema është bërë lider i ri te ‘Mbretërit’ në fazën e sulmit.

Francezi është duke pasur më shumë liri të bëjë lojën e tij, e përveç golave të shumtë ai po ndihmon ekipin edhe me asistimet e shumta pothuajse në çdo ndeshje.

Benzema që nga largimi i Ronaldos ka zhvilluar 154 ndeshje me “Los Blancos” duke realizuar plotë 95 gola e 38 asistime.

33-vjeçari, nëse vazhdon me këtë ritëm pritet të jetë kandidat serioz për të fituar “Këpucën e Artë” këtë sezon. /Lajmi.net/