Real Madrid dëshiron transferimin e Pellegrinit

Gjiganti spanjoll ka shprehur interesim për futbollistin e Romës.

Sport

24/09/2021 10:44

Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid është duke konsideruar një lëvizje për Lorenzo Pellegrinin verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Pellegrini ka kontratë me Romën vetëm deri në qershor të vitit 2022 dhe nuk ka vendosur ende që të nënshkruajë marrëveshje të re.

Kjo ka bërë që shumë klube evropiane, në mesin e tyre edhe “Mbretërit” të tentojnë transferimin e tij verën e ardhshme si futbollistë i lirë.

Megjithatë, “Gjallorosët” do të bëjnë gjithçka që të mos e lejojnë të largohen yllin e tyre, aq më pak si futbollistë i lire duke marrë parasysh kualitetet që ai ka dhe rëndësinë e tij në ekip.

Italiani ka shkëlqyer këtë edicion në drejtimin e Jose Mourinhos duke realizuar gjashtë gola e dy asistime në tetë ndeshje të zhilluara në të gjitha garat. /Lajmi.net/