Përse qeshin foshnjat e sapolindura? Ato fillojnë të qeshin që në bark të nënës
Një studim që mori në shqyrtim më shumë se 500 gra shtatzëna duke përdorur ultratinguj 4D, zbuloi se deri në 31 fetuse ishin në të vërtetë duke buzëqeshur.
Lifestyle
A mund të ketë diçka më të bukur sesa të shohësh një foshnjë duke buzëqeshur?! Shpesh shohim dhe eko të bebave të cilët dalin duke buzëqeshur. Ky moment magjik është zakonisht më i zakonshëm ndërsa foshnjat janë duke fjetur.
Foshnjat qeshin edhe më përpara se të lindin: Nëse keni pasur fatin të shihni fëmijën tuaj duke buzëqeshur në ultratinguj, mos mendoni se po imagjinonit gjëra që nuk ndodhnin.
Një studim që mori në shqyrtim më shumë se 500 gra shtatzëna duke përdorur ultratinguj 4D, zbuloi se deri në 31 fetuse ishin në të vërtetë duke buzëqeshur.
Të gjithë buzëqeshën për një kohë mesatare prej 3.21 sekondash. Në këtë mënyrë, shkencëtarët përcaktuan se buzëqeshjet spontane ndodhin edhe kur foshnjat janë ende në bark, dhe para lindjes së tyre.
Tani, falë zhvillimit të teknologjive të reja që na lejojnë të hedhim një vështrim tek foshnjat brenda barkut të nënës për të parë se çfarë po ndodh atje para lindjes, u bë e mundur të zbulohet se fetuset gjithashtu mund të mërmijnë 18 javësh.
Rreth javës së 26 -të të shtatzënisë, ata mund të buzëqeshin, dhe madje qajnë nga barku i nënës -këto shprehje të fytyrës janë reflekset e pavullnetshme që ata po zhvillojnë si një lloj përgatitjeje për momentin e lindjes.
Siç e përmendëm më herët, këto veprime të kryera nga foshnjat në mitër konsiderohen si veprime refleksive. Kjo do të thotë se ato janë një përgjigje e menjëhershme ndaj një stimuli, i cili në rastin e foshnjave është zakonisht një ndjenjë e brendshme.
Ndryshe nga shumë prej nesh, ka të ngjarë që bebat në të vërtetë mund mos të jenë të vetëdijshme se janë duke buzëqeshur, kështu që ne po flasim për një lëvizje të pavullnetshme të muskujve të tyre. /Lajmi.net/