Kroos: Nuk ka datë për rikthimin tim, por jemi optimist
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur lidhur me lëndimin e pësuar dhe rikthimin e mundshëm.
Sport
Gjermani ende nuk ka arritur të zhvillojë ndonjë minutë, ngase është i lënduar, derisa nuk ka datë të rikthimit, transmeton lajmi.net.
Kroos ka thënë se është optimist që gjithçka do përfundoi së shpejti.
“Tani, në dy javët e fundit kemi përparuar. Ende nuk ka datë për rikthimin tim, por jemi më optimist se kjo do përfundoi së shpejti”.
Ndërkohë, Real Madrid sonte (e mërkurë) do të përballet me Interin në “Giuseppe Meazza”, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/