Dy pasojat e rënda që shkakton stresi i vazhdueshëm

Presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë zemrën, organet kryesore dhe arteriet me kalimin e kohës, duke rritur rrezikun e një sërë sëmundjesh serioze.

Lifestyle

14/09/2021 11:55

Njerëzit të cilët janë në stres të vazhdueshëm, kanë më shumë gjasa të kenë presion të lartë të gjakut dhe probleme me zemrën, sugjeron një tjetër studim.

Studiuesit ndoqën 400 amerikanë për më shumë se një dekadë dhe monitoruan nivelet e hormoneve të stresit në urinën e tyre.

Ata zbuluan se rreziku i ngjarjeve kardiovaskulare, përfshirë një sulm në zemër ose sëmundje të zemrës, u rrit me 90 për qind sa herë që këto nivele dyfishoheshin.

Dhe mundësia e zhvillimit të hipertensionit, u rrit deri në 30 përqind.

Presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë zemrën, organet kryesore dhe arteriet me kalimin e kohës, duke rritur rrezikun e një sërë sëmundjesh serioze.

Kur një person është i stresuar, trupi prodhon hormone si kortizoli, të cilat i vënë ata në modalitetin ‘lufto ose ik’.

Përgjigja e mbrojtjes parësore e sheh zemrën të rrahë më shpejt dhe presionin e gjakut të rritet për të rritur rrjedhën e oksigjenit në muskuj.

Pasi të ketë kaluar stresi, këto kthehen në gjendje normale.

Por zakonet jo të shëndetshme të lidhura me stresin, si të ngrënit jo shëndetshëm, të flesh shumë pak dhe të pish shumë alkool, mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut për një kohë të gjatë.

Rezultatet, të botuara në revistën Hypertension, treguan se rritja e niveleve të hormoneve të stresit ishte e lidhur me një rrezik më të madh të hipertensionit dhe problemeve të zemrës. /Lajmi.net/