Real Madrid përgatitet për afatin e janarit, i ofron sulmuesit 30 milionë euro për vit

Real Madrid pritet ta njoftojë marrëveshjen me sulmuesin Kylian Mbappe qysh në janar.

Sport

09/09/2021 12:42

Francezi është në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe nga 1 janar, ka të drejtë të zgjedhë skuadrën e re, pra të nënshkruajë kontratë paraprake, transmeton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, Real është duke përgatitur ofertë për të nënshkruar me Mbappe qysh në janar.

Mbappe do nënshkruajë kontratë në vlerë 30 milionë euro për sezon dhe do kalojë në “Santiago Bernabeu” verën tjetër si ndër transferimet më të mëdha.

22-vjeçari do jetë ‘Galaktiku’ i radhës, por Florentino Perez s’do ndalet me kaq, ngase e do edhe Erling Haaland.

Sky Sports raportoi se PSG refuzoi tre oferta nga Reali, derisa futbollisti refuzoi gjashtë propozime për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/