Real Madrid ‘ëndërron’ për Salah, vëzhgon situatën e egjiptianit

Real Madrid është duke shikuar situatën e kontratës së sulmuesit Mohamed Salah te Liverpool.

Sport

06/09/2021 20:37

Sipas Mirror, “Los Blancos” vazhdojnë të pëlqejnë stilin e egjiptianit që ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim të kontratës, transmeton lajmi.net.

Salah kaloi te Liverpool nga Roma në vitin 2017 dhe ka qenë ndër yjet kryesorë për suksesin në vitet e fundit.

Thuhet se sulmuesi ka kërkuar rreth 500 mijë euro në javë që të rinovojë me Liverpoolin.

Sipas Liverpool Echo, “Reds” janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme ta bindin Salah për rinovim, që pëlqehet edhe nga klubi madrilen.

Në të kaluarën, Salah kishte pranuar se do t’i pëlqente kalimi në La Liga./Lajmi.net/