Këtë ushqim nuk duhet ta hani asesi nëse keni një udhëtim të gjatë para jush
I vetmi ushqim që nuk duhet të hash nëse do të bësh udhëtime të gjata me makinë është ky.
Lifestyle
Udhëtimet e gjata me makinë mund të jenë jashtëzakonisht qetësuese, por edhe jashtëzakonisht të lodhshme.
Të jesh i ulur për orë të tëra në trafik kur ke nevojë të shkosh në tualet është një nga ndjenjat më të këqija në botë, prandaj sigurohu për gjërat që ha për të shmangur çdo situatë të pakëndshme gjatë udhëtimeve të tilla.
Të hash gjërat e duhura para një udhëtimi të gjatë me makinë mund të të duket e vështirë, por nuk është e pamundur. Gjithçka që duhet të shmangësh është një pengesë e madhe stomaku…
Shmang çdo lloj fast food-i me çdo kusht. NUK i bën trupit asnjë favor, sepse këto lloj ushqimesh kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripe, dhe kaloritë që kanë vetëm do të të rëndojnë më shumë stomakun duke bërë që gjatë gjithë rrugës të mos ndihesh rehat.
Përveç që janë ushqime që të bëjnë të shtosh në peshë, këto ushqime janë të njohura që shkaktojnë inflamacion, fryrje barku dhe gazra – arsye të mjaftueshme që nuk të duhen gjatë rrugës së gjatë.
Kështu, sado joshëse mund të jenë, qëndro sa më larg këtyre ushqimeve kur je për të udhëtuar me orë të gjata. Më e sigurt është të paketosh një vakt të vogël, si mollë apo miks frutash të tjera, për të mbajtur barkun sa më lehtë, por edhe trupin të shëndetshëm. /Lajmi.net/