A do qëndrojë Mbappe? Marquinhos: Nuk e pyesim, ka objektivat e tij
Mbrojtësi i PSG, Marquinhos është pyetur lidhur me të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe.
Sport
Francezi është i lidhur me largimin nga “Parku e Princave”, pasi refuzoi disa propozime radhazi, kurse Real Madrid ofroi plotë 180 milionë euro, transmeton lajmi.net.
E ardhmja e Mbappes mbetet në dyshime, ngase siç dihet dëshiron largimin dhe t’i bashkohet “Galaktikëve”.
I pyetur nëse Mbappe do largohet, Marquinhos tha se nuk e di dhe që sulmuesi ka objektivat e veta.
“Nuk e pyesim. Ai ka objektivat e tij. Duam që të qëndrojë, është i rëndësishëm për ne. Shpresojmë të bëjë vendimin më të mirë të mundshëm”.
“Nëse Mbappe qëndron, do na ndihmojë shumë, varet nga ai dhe bordi të gjejnë zgjidhjen”, tha ai.
Ndërkohë, kanë mbetur vetëm edhe dy ditë derisa të mbyllet afati kalimtar dhe momentalisht nuk ka marrëveshje mes dy klubeve, fjala e fundit i takon presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi./Lajmi.net/