Eurosport: Nëse Mbappe largohet, Richarlison kalon te PSG
Real Madrid ka bërë bujë në media pas ofertës 160 milionëshe drejtuar PSG-së për Kylian Mbappe.
Sport
Pavarësisht që thuhet se oferta është refuzuar, dy skuadrat mbesin në negociata dhe ekziston mundësia që marrëveshja të arrihet brenda kësaj javë, transmeton lajmi.net.
PSG ka gjetur edhe pasuesin e francezit, ngase veçse ka kontaktuar yllin e Evertonit, Richarlison.
Eurosport raporton se në rast që Mbappe largohet, PSG me të gjitha forcat do provojë transferimin e brazilianit.
Me largimin e Carlo Ancelottit nga Everton, Richarlison është duke kaluar largimin dhe ka pasur raportime që mund t’i bashkohet Realit.
Pavarësisht që është i hapur të ribashkohet me Ancelottin në “Santiago Bernabeu”, Richarlison nuk do hedhtë poshtë mundësinë e kalimit në “Parkun e Princave” gjithashtu.
Sipas këtij raporti, përfaqësuesit e Richarlison janë duke ndjekur lidhjet e fundit nga afër dhe gjithçka mund të mbyllet këtë javë.
Kuptohet, gjithçka varet nga PSG, që duhet të vendosin nëse do e shesin Mbappe këtë edicion, apo do e humbin vitin tjetër si agjentë të lirë, ngase francezi ia ka kumtuar lajmin se nuk rinovon pavarësisht ofertave./Lajmi.net/