Man City refuzon CR7, e do vetëm Kane

Që nga fillimi i afatit veror, Manchester City ka shprehur interesim për kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

Sport

24/08/2021 16:00

Tottenham mbetet i idesë se nuk e do largimin e Kane këtë afat veror, ngase vazhdojnë ta shohin si ylli i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Derisa, Pep Guardiola e ka bërë të qartë se dëshiron përforcime dhe në rast Kane nuk arrin, atëherë kampioni i Anglisë mund të bëjë transferime tjera.

Sipas Athletic, Cristiano Ronaldo i është ofruar Cityt si alternativë e Kane.

36-vjeçari është i hapur që të largohet nga Torino për të provuar një sfidë të re, të një skuadër që mund të garojë për Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, pagat e larta kanë ndikuar që Guardiola të mos e dojë CR7.

Ekziston mundësia që Ronaldo t’i ofrohet sërish klubit anglez, ngase vazhdon të shpresojë për largimin nga Juventus./Lajmi.net/