Richarlison mund të jetë zëvendësues i Mbappes te PSG

Kylian Mbappe ka gjasa të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sport

24/08/2021 12:26

Mbappe ka kontratë aktuale me PSG-në deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘RMC Sport’, futbollisti është duke refuzuar të rinovojë kontratën e re të ofruar nga gjiganti francez me rritje page, kohëzgjatje pesë-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

Raportohet se sulmuesi po dëshiron kalimin te Real Madridi që është dëshira e tij prej kohësh.

Në anën tjetër thuhet se ‘Parisienët’ kanë një opsion për ta zëvendësuar francezin.

Neymar JR i ka propozuar drejtuesve të klubit që të hidhen në sulm për transferimin e Richarlison në rast se Mbappe largohet.

Richarlison është bashkëlojtar i Neymarit te Kombëtarja e Brazilit, dhe ai beson se do të ishte zëvendësuesi ideal i francezit. /Lajmi.net/