A e dini si mund të trajtoni në kushte shtëpie hemorroidet?
Trajtimi i tyre ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes.
Lifestyle
Hemorroidet, njohur ndryshe në gjuhën e përditshme si ‘’majasëlli’’, janë ndër patologjitë më të shpeshta që shfaqen tek të gjitha grupmoshat, shkruan Living.
Ndonëse hemorroidet nuk janë një problem që mund të vendosin në rrezik jetën tonë, vlen të thuhet që janë jo pak shqetësuese, transmeton lajmi.net.
Vështirësitë në jashtëqitje dhe gjakrrjedhja janë ndër simptomat karakteristike që paralajmërojnë praninë e hemorroideve.
Trajtimi i tyre ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes. Por përpara se të trajtoheni me ilaçe, provoni një prej 2 trajtimeve të mëposhtme:
1.Bëni banjë me kripë: Personat që vuajnë prej hemorroideve duhet t’i kushtojnë një rëndësi specifike higjienës personale, e cila nuk duhet kufizuar vetëm tek ndërrimi i përditshëm i të brendshmeve. Një metodë shumë efektive për trajtimin e inflmamimit të shkaktuar nga hemorroidet është duke bërë banjë të ngrohtë me kripë. Në një enë, mundësisht legen, shtoni sipas dëshirës ujë të vluar paraprakisht dhe 500 gr kripë. Pasi uji të ketë arritur temperaturën që ju mund të përballoni mund të lani zonën rreth rektumit me të ose thjesht të rrini mbi ujë për 10-15 minuta. Mjekët këshillojnë që ky trajtim të përdoret pothuaj çdo ditë.
2.Aloe vera: Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga metodat më të mira natyrale për të trajtuar hemorroidet. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh,antiinflamatorësh dhe vitaminë C që trajtojnë këtë problem dhe hidratojnë lëkurën. Mund ta aplikoni direkt duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubtea akulli me xhelin e Aloe veras. /Lajmi.net/